Sesionet e Takimit I
Detailed statistics
| Content: Kapitalizimi i Shoqërisë | Class statistics |
|---|---|
Question: Kapitali Fillestar dhe Shitja e AksioneveMësoni bazat për sigurimin e kapitalit dhe pjesëmarrjen e aksionarëve Shoqëria që ju do të krijoni ka nevojë për kapital fillestar. Në shoqëritë “Junior Achievement”, kjo arrihet duke i shitur aksione publikut me çmimin 200 lekë për copë. Kjo u jep mundësinë punonjësve, miqve dhe të afërmve të marrin pjesë në pronësinë dhe suksesin e shoqërisë suaj. Shitja e aksioneve fillon pas Takimit II dhe përfundon në Takimin V, kur shoqëria juaj miraton planin e biznesit dhe fillon prodhimin. Gjatë kësaj periudhe duhet të sigurohet kapitali i nevojshëm për të filluar veprimtarinë e shoqërisë. Kujdes: Përkufizimet e termave kyçe (të shënuara me shkrim të theksuar), si dhe terminologjia e biznesit, gjenden në fjalorin në fund të kursit. Të gjithë formularët mund të gjenden në:
Certifikatat e aksioneve JA janë si aksione të rregullta. Ato përfaqësojnë pjesën e pronësisë në shoqëri dhe përfshijnë të drejta vote. Një punonjës duhet të zotërojë një aksion për të marrë pjesë në bordin e drejtorëve. Kur shoqëria përfundon veprimtarinë dhe shkon drejt likuidimit, fitimet ndahen midis aksionarëve duke përllogaritur vlerën e mbetur të aksionit. Vlera e mbetur është shuma e dividentëve, që do t’u shpërndahet aksionarëve, pasi të jenë paguar:
Shoqëria juaj do të fillojë të shesë aksione në Takimin II. Ju duhet të njiheni me procedurat bazë për të vepruar me sukses në takimin e ardhshëm. |
|
| Answer: | |
| Jumps to Next page | |
| Content: Shitja e aksioneve: procedura bazë | Class statistics |
|---|---|
Question: Shitja e AksioneveUdhëzime për të vepruar saktë dhe për të garantuar informacion të qartë Kur komunikoni me investitorë të mundshëm, përgatituni t’u përcillni informacionin e mëposhtëm:
Kur ju bëni një shitje, ju duhet të:
|
|
| Answer: | |
| Jumps to Next page | |
| Content: Çfarë përcjell një emër shoqërie? | Class statistics |
|---|---|
Question: Zgjedhja e emrit të Shoqërisë dhe imazhitUdhëzime për të ndërtuar një emër dhe identitet që frymëzon besim dhe profesionalizëm A është mirë të zgjidhni një emër biznesi që ju kujton një person, një vend apo një kulturë? A duhet të jetë ky emër interesant apo i zgjuar? A përcjell emri autoritet ose interes? Imazhi është i rëndësishëm. Lloji i imazhit që ju dëshironi të projektoni në tregun e synuar është thelbësor për suksesin tuaj.
Emri i shoqërisë duhet të frymëzojë besim dhe të përçojë një perceptim profesional. Duhet të jetë i qartë dhe i lehtë për t’u mbajtur mend. Shembuj & InspirimeGjatë procesit të përzgjedhjes, kërkoni shembuj të shoqërive me emra unikë. Një shembull interesant është: Häagen Dazs – Një markë e famshme akulloresh, e krijuar në SHBA, por që jep përshtypjen e një produkti europian të cilësisë së lartë. Emri nuk ka kuptim konkret, por është i sajuar për të krijuar imazh.
Emrat interesantë mund të ndihmojnë ose pengojnë. Për shembull:
Sloganet dhe LogotSloganet dhe logot ndihmojnë për të përforcuar imazhin dhe për të qartësuar qëllimin e shoqërisë. Disa slogane të njohura përfshijnë:
Logot, si ylli me tre cepa i Mercedes-Benz apo piramida e Junior Achievement, janë mjete të fuqishme për të komunikuar vizualisht emrin dhe identitetin e një marke.
Imazhi i markës si pasuriKur një shoqëri blihet ose shitet, një element i quajtur "imazhi i markës" përbën pjesë të rëndësishme të vlerës totale. Kjo është një pasuri e patundshme që lidhet drejtpërdrejt me emrin e shoqërisë. Emri përcjell shumë gjëra: audiencë, çmim, lloj produkti, identifikim, tërheqje dhe shumë më tepër! Kur ta zgjidhni emrin?Mund të vendosni një emër gjatë takimit I ose të prisni deri në II, pasi të keni përzgjedhur produktin. Do të keni në vijim të leksionit një Forum (publik për të gjithë) ku mund të jepni mendimet tuaja dhe të diskutoni mbi emrin e kompanisë tuaj. Vendimi ju takon juve! Zgjidhni me kujdes për të ndërtuar një emër që do të mbetet në mendjen e klientëve tuaj.
Shënim: Për të mbrojtur statusin unik të shoqërisë suaj të re, si një shoqëri aksionare jo ligjore, shmangni përdorimin e fjalëve të tilla si: “Sh.a.” apo “Sh.p.k.” në variantin shqip ose në gjuhë të huaj.
Në vend të tyre, vendosni frazën “Një shoqëri JA”, sipas emrit të biznesit, kudo që të shfaqet. Për shembull: shkruani “Shtëpia e qirinjve”, një shoqëri JA. |
|
| Answer: | |
| Jumps to Next page | |
| Content: Vendime! Vendime! Vendime! | Class statistics |
|---|---|
Question: Struktura e Shoqërisë & Roli i Çdo AnëtariKuptoni rëndësinë e çdo anëtari për suksesin e shoqërisë A e keni parë ndonjëherë shiritin e titrave në përfundim të një filmi? Lista e pjesëmarrësve radhit të gjithë njerëzit — aktorët, shkrimtarët, producentët, drejtorët, operatorët, redaktorët e filmit, grimierët dhe shumë të tjerë — që kanë punuar së bashku për të prodhuar filmin. Ju mund të mendoni se një shoqëri filmi është unike, por pothuajse çdo biznes i suksesshëm mbështetet në përpjekjet e përbashkëta, në aftësitë dhe talentet e punonjësve të tij. Madje, edhe një skuadër sportive e suksesshme ka nevojë për më shumë se vetëm sportistë të talentuar. Instruktorët, trajnerët dhe të tjerë punojnë në prapavijë për të siguruar që sportistët të jenë të shëndetshëm dhe në formë. Menaxherët, avokatët, stafi i marketingut dhe i marrëdhënieve me publikun, si edhe profesionistë të tjerë, mbajnë regjistrat financiarë, planifikojnë fushata marketingu dhe përmbushin detyra të tjera të rëndësishme për suksesin. Analizoni afishen “Përmbledhje e departamenteve”: Në të tregohet qartë si duhet të strukturohet shoqëria juaj dhe përmban një listë të regjistrimeve që çdo departament duhet të menaxhojë. Afishja gjithashtu identifikon pozicionet e nëpunësve, si edhe pozicione të tjera të lira për ata që dëshirojnë të aplikojnë për punë.
![]() Kujdes:Për ata që dëshirojnë të aplikojnë për pozicione drejtuese, ju lutemi të merrni në konsideratë udhëzimet e mëposhtme gjatë takimit II:
Shënim: Të gjithë punonjësit e shoqërisë duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë aplikimet e tyre për punë gjatë këtij takimi.
Një kopje të aplikimit mund t’ia kërkoni vullnetarit. Plotësoni aplikimin dhe përpara se të largoheni dorëzojani atë vullnetarit. |
|
| Answer: | |
| Jumps to Next page | |
| Content: Plani i Veprimit | Class statistics |
|---|---|
Question: Plani i Veprimit
Këshillë: Duke u përgatitur për këto dy hapa kryesorë, do të siguroni pjesëmarrjen aktive dhe të suksesshme gjatë Takimit II.
|
|
| Answer: | |
| Jumps to End of lesson | |
