Takimi II - Presidenti i shoqërisë: roli dhe përgjegjësitë
Detailed statistics
| Content: Presidenti i shoqërisë: roli dhe përgjegjësitë | Class statistics |
|---|---|
Question: Detyrat e PresidentitRoli i presidentit në drejtimin e shoqërisë Urime për zgjedhjen si president i shoqërisë! Ju do të keni shumë përgjegjësi, por detyra juaj më e rëndësishme është të drejtoni dhe të mbikëqyrni shoqërinë. Roli juaj do të jetë aspekti më i dukshëm për publikun dhe kolegët tuaj. Është një detyrë që duhet marrë përsipër me përgjegjësinë më të madhe. Detyrat e presidentit të shoqërisë përfshijnë menaxhimin javë pas jave të çështjeve të biznesit; përcaktimin e programit të takimeve; drejtimin e mbledhjeve të bordit të drejtorëve; përpilimin e letrës për aksionarët si dhe drejtimin e çdo takimi. Përgjatë gjithë zhvillimit të programit “Shoqëritë e nxënësve”, presidenti është përgjegjës për: drejtimin dhe mbikëqyrjen e përgjithshme të shoqërisë;
Likuidimi i ShoqërisëDetyrat e presidentit pas likuidimit Mbas likuidimit të shoqërisë presidenti duhet të hartojë letrën për aksionarët, një përshkrim të përgjithshëm për shoqërinë, si dhe një letër falënderimi për vullnetarin. Detyrat e MenaxhimitUdhëheqja dhe koordinimi i shoqërisë Presidenti është “personi i kontaktit” për shoqërinë. Kjo është një shoqëri e drejtuar dhe e menaxhuar nga nxënës, kështu që ju si president do të udhëhiqni këtë përpjekje. Në shtojca përfshihet një fletë-udhëzimi për drejtuesit e shoqërisë. Ndoshta do t’ju duhet që të mblidheni me drejtuesit e tjerë jashtë kohës së takimeve për të rishikuar fletë-udhëzimin, si edhe për të shqyrtuar ndonjë problem lidhur me to. Mbledhjet e Bordit të DrejtorëveRoli i presidentit gjatë takimeve Si president i shoqërisë, ju jeni përgjegjës për programin e takimit. Kjo do të thotë që ju duhet të vendosni se si do të rrjedhë takimi në mënyrë të tillë që të përmbushë të gjithë objektivat e planifikuara. Mbledhja e parë e bordit të drejtorëve zhvillohet gjatë takimit V. Në këtë takim, të gjitha departamentet duhet të përshkruajnë shkurtimisht kontributin e dhënë në hartimin e planit të biznesit, si dhe të shpjegojnë se si do të zbatohet ai gjatë fazës së mundësive të biznesit (përshkruar në afishen “Mundësi për biznes”). Shoqëria duhet të miratojë planin e biznesit gjatë takimit V. Mbledhjet e bordit të drejtorëve do të drejtohen sipas rregullave të procedurës parlamentare. Një përshkrim të shkurtër të procesit e gjeni në paragrafin më poshtë. I njëjti përshkrim prezantohet për të gjithë punonjësit e shoqërisë edhe në materialet gjatë takimit V. Si president i shoqërisë ju duhet të siguroheni që të gjithë drejtuesit t’i kenë kuptuar qartë rregullat, përpara mbledhjes së parë. Punonjësit e tjerë do t’ju ndjekin gjatë takimit. Megjithatë, procedurat nuk mund të zbatohen me lehtësi, në qoftë se ju dhe drejtuesit tuaj nuk jeni njohur paraprakisht me rregullat. Mbledhja e dytë dhe e fundit e bordit të drejtorëve do të zhvillohet në takimin XII. Gjatë kësaj faze ju dhe kolegët tuaj do të likuidoni shoqërinë, do të miratoni shumën që do t’u shpërndahet aksionarëve (nëse shoqëria juaj do të ketë fitim), do të mbyllni të gjithë librat dhe llogaritë, si dhe do të përgatisni raportin vjetor. Rregullat e procedurës parlamentareUdhëzime për presidentin e shoqërisë Më poshtë do të gjeni një listë të rregullave bazë, që presidenti i shoqërisë duhet të zbatojë gjatë drejtimit të takimeve zyrtare:
|
|
| Answer: | |
| Jumps to End of lesson | |