Takimi II - Departamenti i Burimeve Njerëzore
Detailed statistics
| Content: Departamenti i Burimeve Njerëzore: roli dhe përgjegjësitë | Class statistics |
|---|---|
Question: Departamenti i Burimeve NjerëzoreRoli dhe përgjegjësitë Urime që u zgjodhët për të qenë pjesë e Departamentit të Burimeve Njerëzore në shoqërinë e re! Ju do të jeni përgjegjës për hartimin e planit të kompensimit për shoqërinë tuaj, si dhe për sigurimin e informacionit në lidhje me listë-prezencën, listë-pagesat, kontratën e shoqërisë, si dhe për të tjera të dhëna të rëndësishme për shoqërinë. Puna juaj është nga më të rëndësishmet në shoqëri. Së bashku me presidentin ju do të jeni përgjegjës për moralin e punonjësve, si dhe për t’i ndihmuar ata të punojnë si një skuadër. Krahas këtyre ju do të jeni përgjegjës për dhënien e pagave të llogaritura mirë dhe brenda afateve të caktuara. Përgjegjësitë kryesorePërgjatë gjithë veprimtarisë së programit “Shoqëritë e nxënësve”, Departamenti i Burimeve Njerëzore është përgjegjës për:
Të Dhënat e Rëndësishme të BiznesitPlani i kompensimitNjë përshkrim të planit të kompensimit mund ta gjeni në statut. Gjatë takimit II, shoqëria juaj duhet të miratojë standardet e programit “Shoqëritë e nxënësve” ose të bëjë plotësimin e tyre dhe të miratojë një version të ndryshuar. Kini parasysh që çdo ndryshim i statutit duhet të pasqyrohet në planin e biznesit të Departamentit të Burimeve Njerëzore. Të dhënat administrativeDepartamenti i Burimeve Njerëzore është përgjegjës për mbajtjen e regjistrimeve të sakta lidhur me pjesëmarrjen, listë-pagesat, si edhe për përditësimin e të dhënave për punonjësit dhe konsulentët që punojnë për shoqërinë (duke përfshirë emrat, adresat, numrat e telefonit dhe adresat e postës elektronike). Informacioni i listë-pagesësDepartamenti i Burimeve Njerëzore është përgjegjës për llogaritjen e pagave për të ndihmuar Departamentin e Financës në përgatitjen e çeqeve të pagesave gjatë likuidimit. Listë-prezencaRegjistri i shoqërisë për listë-prezencën duhet të jetë i plotë dhe i saktë. Burimet Njerëzore duhet të regjistrojnë prezencën në çdo takim. (Kini parasysh t’i prisni ata që mbërrijnë me vonesë). Mungesat e shumta janë një problem serioz dhe shpeshherë janë një tregues i mospërmbushjes së nevojave të punonjësve nga ana e shoqërisë. Merrni parasysh mundësinë e marrjes në telefon të personit që mungon, për të zbuluar nëse ka probleme, të cilat mund t’i zgjidhin drejtuesit ose vullnetarët. Duhet të kini parasysh që edhe ndonjë sëmundje e papritur ose ndonjë konflikt tjetër mund të jenë shkak për mungesat. Shënim: Plani i biznesit për Departamentin e Burimeve Njerëzore mund të plotësohet këtu.
|
|
| Answer: | |
| Jumps to End of lesson | |