Takimi II - Departamenti i Prodhimit
Detailed statistics
| Content: Departamenti i Prodhimit: roli dhe përgjegjësitë | Class statistics |
|---|---|
Question: Departamenti i ProdhimitRoli dhe përgjegjësitë Urime që u bashkuat me Departamentin e Prodhimit të shoqërisë! Ju do të kujdeseni për porositjen e materialeve, përcaktimin e qëllimeve të prodhimit, zhvillimin e strategjive për prodhimin dhe monitorimin e cilësisë së produktit tuaj. Efektshmëria e prodhimit si dhe cilësia e produktit do të përcaktojnë edhe suksesin e shoqërisë. Përgjegjësitë kryesorePërgjatë veprimtarive të programit “Shoqëritë e nxënësve”, Departamenti i Prodhimit është përgjegjës për: LikuidimiBlerjet e materialeveNë bashkëpunim me Departamentin e Financës, Departamenti i Prodhimit fillon blerjet e materialeve të nevojshme. Shënim: Gjatë blerjeve të materialeve të nevojshme për prodhim, kini parasysh të përllogarisni tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) si pjesë të kostos.
Këshilla për blerjet e materialeve
Etiketat e produktitNdërsa prodhoni produktin e shoqërisë suaj, përdorni etiketat e produktit për të mbajtur inventarin. Sigurohuni që çdo produkt të ketë vetëm një etiketë dhe në rast se një etiketë ose produkt është i dëmtuar ose i shkatërruar, atëherë ai duhet të llogaritet në inventar. Standardet për prodhim efikasHartoni pjesën e prodhimit në planin e biznesit të shoqërisë, ku të përfshini:
Mbani regjistrin e prodhimit dhe monitoroni ecurinë e tij. Udhëzime për sigurinë në punëKushtet e sigurisë në punë janë shumë të rëndësishme në çdo shoqëri, për të bërë një biznes të mirë. Departamenti i Prodhimit duhet të kujdeset jo vetëm për kushtet dhe mirëqenien e punonjësve të tij, por edhe për zbatimin e një programi të efektshëm të sigurisë. Kushtet e pasigurta ulin produktivitetin dhe çojnë në prodhimin e mallrave me defekt. Kontrolli i cilësisëDepartamenti i Prodhimit duhet të sigurojë standarde të larta cilësie dhe të përgatisë raporte periodike rreth ecurisë së shoqërisë dhe arritjes së objektivave të prodhimit. Departamenti duhet të mbajë regjistrin e prodhimit dhe të sigurojë që kontrollet e cilësisë të bëhen rregullisht. PaketimiZgjidhni një metodë paketimi, që do të përmirësojë imazhin e produktit, si dhe do ta mbrojë atë gjatë magazinimit dhe shpërndarjes. Ka një shumëllojshmëri materialesh të përshtatshme në treg, përfshirë këtu kuti plastike dhe kartoni, si dhe mbështjellëse të përmasave dhe të formave të ndryshme. Zgjidhni metodën që i përshtatet më mirë produktit tuaj. |
|
| Answer: | |
| Jumps to Faqja tjetër | |