Takimi II - Mbledhja e Shoqërisë dhe Plani i veprimit
Detailed statistics
| Content: Informacion për mbledhjen e shoqërisë | Class statistics |
|---|---|
Question: Informacion për mbledhjen e shoqërisëRishikimi i statutitPunonjësit e shoqërisë duhet të lexojnë standardet e statutit, të përfshira në modelin e statutit, që ndodhet në Shtojca. Statuti është një grup rregullash të përshtatura nga një organizatë për qeverisjen e punonjësve të saj dhe për rregullimin e biznesit. Vendosni se çfarë ndryshimesh duhen bërë, në qoftë se është e nevojshme. Ju mund të shtoni, fshini ose të ndryshoni rregulloren tuaj. Kur shoqëria të ketë arritur një konsensus me shumicë vote, të gjithë punonjësit e pranishëm duhet të firmosin aktin e themelimit. Më pas ky dokument duhet t’i dërgohet zyrës së JA në Shqipëri (info@junior-albania.org), së bashku me një kopje të printuar të aktit të themelimit nga paketa e programit “Shoqëritë e nxënësve”. Ndryshimet e bëra në statut duhet të përfshihen në dokumentin elektronik dhe të printohen. Shoqëria duhet të identifikojë ndryshimet e bëra në modelin standard të gjuhës, në mënyrë që të kontrollohet dhe të pranohet nga stafi i zyrës së JA. Analizoni procedurën e shitjes së aksioneveGjatë komunikimit me investitorë të mundshëm, duhet të jeni të përgatitur për të ofruar informacionin e mëposhtëm:
Departamenti i Burimeve Njerëzore është përgjegjës për shpërndarjen e certifikatave të aksioneve për të gjithë punonjësit e shoqërisë. Kur bëni një shitje, plotësoni informacionin e kërkuar në certifikatën e aksionit dhe në kartelën e informacionit të aksionarit. Gjatë likuidimit informacioni i saktë është thelbësor për përcaktimin e dividendit të aksionit. Paraqituni aksionarëve certifikatën e aksionit. Jepini drejtorit të Burimeve Njerëzore kartelën e informacionit të aksionarit, ndërsa drejtorit të Financës, paratë e marra nga shitja e aksioneve. Të gjitha shitjet e aksioneve duhet të regjistrohen në zarfin e regjistrit të aksionarëve. Zgjedhja e produktitNdërsa shoqëria juaj përshkon procesin e zgjedhjes dhe të formulimit të idesë për produktin, sigurohuni që i jeni referuar listës së produkteve të miratuara, ose të pamiratuara në takimin III. |
|
| Answer: | |
| Jumps to Faqja tjetër | |
| Content: Plani i Veprimit | Class statistics |
|---|---|
Question: Plani i Veprimit
|
|
| Answer: | |
| Jumps to Fundi i leksionit | |