Sesionet e Takimit IV
Detailed statistics
| Content: Analiza kosto-fitim | Class statistics |
|---|---|
Question: Analiza kosto-fitimAnaliza kosto-fitim është një mjet vendimmarrës, që ju e përdorni çdo ditë, shpesh në mënyrë jo të vetëdijshme, për të vlerësuar alternativat e ndryshme. Është e ngjashme me listën “pro/ kundër”, ku kostot përfaqësojnë opsionin “kundër” dhe përfitimet opsionin “pro”. Analiza kosto-fitim mund të plotësohet online në sesionin në vazhdim ose nëse doni ta shkarkoni, dokumenti gjendet në Shtojcën 22. |
|
| Answer: | |
| Jumps to Faqja tjetër | |
| Content: Formulari i vlerësimit të produktit | Class statistics | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Question: Formulari i vlerësimit të produktitHapi 1: Përcaktoni kostot fikse Kostot fikse janë shpenzimet tuaja të biznesit, që nuk ndryshojnë, pavarësisht nga numri i njësive të prodhuara ose shërbimeve të ofruara. Pagat, qiraja, shpenzimet e marketingut dhe të pajisjeve, këto janë shembuj të kostove fikse. Modeli i tabelës së mëposhtme ilustron kostot fikse të hasura nga shumica e shoqërive të JA. Supozojmë se shoqëria juaj ka dhjetë punonjës, të cilët marrin pjesë në takimet gjatë dymbëdhjetë javëve. (Kini parasysh, që punonjësit nuk paguhen për takimin I).
Departamenti i Burimeve Njerëzore mund t’ju tregojë se cila është struktura e miratuar e pagave. Për shumë shoqëri JA struktura e pagave nuk ndryshon nga shembulli i dhënë më lart. Është e njëjta strukturë si ajo e specifikuar në statutin e miratuar në takimin II. Departamenti i Marketingut duhet të rekomandojë një buxhet për marketingun. Shënim: Pagat janë kosto variabël, sepse numri i punonjësve dhe i orëve të nevojshme për prodhimin e një artikulli ose shërbimi mund të ndryshojnë sipas rritjes ose uljes së kërkesës. Megjithatë, në shoqëritë JA është tipike që punonjësit të paguhen për një numër orësh fikse. Si rezultat, për qëllime të këtij ushtrimi është më e përshtatshme të mendoni për pagat si kosto fikse.
Hapi 2: Përcaktimi i kostove variabël Kostot variabël të shoqërisë janë shpenzimet, që luhaten ose “ndryshojnë” në lidhje me numrin e të mirave të prodhuara dhe të shitura. Për shembull, një shoqëri, që merret me paketimin e karameleve do të duhet të shpenzojë më shumë për materialet e paketimit, ndërsa prodhimi rritet. Kostot variabël janë të lidhura si me prodhimin, ashtu edhe me procesin e shitjes. Për çdo njësi të shitur, shoqëria juaj duhet të paguajë komisionet, si dhe taksat mbi shitjen. Në hapin e tretë, ju do të keni mundësi të llogarisni shitjet në lidhje me kostot variabël. Fleta e punës paraqitur më poshtë do t’ju ndihmojë që të vlerësoni koston variabël të materialit, kur prodhohen njësi shtesë. Me ndihmën e Departamentit të Prodhimit, ju do të vlerësoni kostot variabël të shoqërisë nëpërmjet tabelës së mëposhtme.
Hapi 3: Përcaktimi i çmimit Tani që keni përcaktuar kostot fikse dhe variabël të produktit tuaj, mund të vendosni një çmim fitimprurës. Fitimi bruto është diferenca midis çmimit dhe kostos variabël për prodhimin dhe shitjen e produktit tuaj.
Udhëzime:
Hapi 4: Përcaktimi i pikës kritike Shpesh analiza e pikës kritike përdoret nga shoqëritë prodhuese për të vendosur çmimet. Kjo i ndihmon ato për të përcaktuar se sa njësi të produktit duhet të shiten për të mbuluar kostot e saj (ose pikën kritike).
Objektivat individualë dhe të grupit të shitjeve Pas llogaritjes së pikës kritike për çmimin e dëshiruar përcaktoni se sa njësi duhet të shesë çdo punonjës për të arritur pikën kritike. Po për të pasur fitim? Pasi të keni arritur pikën kritike, shoqëria juaj do të fillojë që të ketë fitim. Sa më shumë shisni aq më shumë komisione shitjeje fitoni.
Formulari më sipër mund të plotësohet online këtu Shënim: Kjo javë është java e fundit për të shitur aksione para miratimit të planit të biznesit dhe fillimit të prodhimit. Suksese!
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Answer: | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Jumps to Faqja tjetër | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Content: Plani i Veprimit | Class statistics |
|---|---|
Question: Plani i Veprimit
|
|
| Answer: | |
| Jumps to Fundi i leksionit | |