Sesionet e Takimit IX
Detailed statistics
| Content: Prodhimi | Class statistics |
|---|---|
Question: ProdhimiVazhdoni të prodhoni dhe të shisni produktin tuaj. Rishikimi i hapave të prezantimit të shitjeve do Rishikoni objektivat e shoqërisë dhe përvojën e saj.
|
|
| Answer: | |
| Jumps to Faqja tjetër | |
| Content: Shitjet e produktit | Class statistics |
|---|---|
Question: Taktikat e shitjeveDepartamenti i Marketingut do t’i drejtojë punonjësit drejt rishqyrtimit të taktikave të shitjeve: Tërheqja e klientitPërpara se të shisni një produkt ose shërbim, ju duhet të tërhiqni klientët. Kur shisni produktin tuaj për herë të parë, sigurohuni që paraqitja dhe sjellja juaj të lënë një përshtypje të mirë. Shoqërimi me një shok gjatë procesit të shitjes është një ide e mirë. Buzëqeshni, përshëndeteni klientin dhe prezantoni veten e shoqërinë tuaj. Mundohuni të tërhiqni vëmendjen e klientit, në mënyrë që ai të jetë i përqendruar në takimin tuaj. PrezantimiFlisni shkurtimisht. Në qoftë se klienti nuk e njeh programin e JA, bëni një prezantim të shkurtër për organizatën. Nxirrni në pah veçoritë kryesore të produktit tuaj duke theksuar përfitimet e klientit. Në qoftë se është e përshtatshme, ftojeni klientin që ta provojë atë. Bëni pyetje nga të cilat do të merrnit një përgjigje pozitive, të tilla si:
Dëgjoni me vëmendje nevojat, vërejtjet, ose komentet e klientit. Përgjigjuni ndaj çdo pyetjeje, por kurrë mos debatoni me klientin. Kapërcimi i kundërshtiveMos i përdorni të gjitha përparësitë tuaja që në fillim të prezantimit. Rezervoni disa pika të forta për rastet kur përpjekja e parë për të mbyllur diskutimin dështon. Më pas, ju mund t’u shpjegoni klientëve përfitime dhe veçori të tjera në lidhje me produktin/shërbimin dhe të ndani me ta histori nga klientët e kënaqur. Provoni teknikën “po, por”: “Produkti ynë është i vogël, por mund të zërë vend pa vështirësi në makinën tuaj.” Disa kundërshtime tregojnë që klienti është i painteresuar ose i pavendosur. Përgjigjet si “Nuk më duhet” ose “Më duhet të mendohem” janë të zakonshme, dhe shpesh është një mënyrë e sjellshme për të thënë “jo, faleminderit”. Rishikoni veçoritë dhe përfitimet e produktit. Në qoftë se klienti nuk është i interesuar, falënderojeni për mundësinë dhe vazhdoni përpara. MbylljaMos ekzagjeroni. Ju mund ta kuptoni shumë shpejt që një klient nuk do ta blejë produktin tuaj. Në të njëjtën mënyrë është më e thjeshtë për të kuptuar kur një klient ka kuriozitet për produktin tuaj. Sapo ai duket i bindur për vlerën e produktit, kërkojini të porosisë. Jini vigjilent për të kapur sinjale të tilla si: “Është shumë tërheqës”, ose “Sa kushton?”. Në mbyllje, bëni pyetje për të marrë miratimin e klientit, të tilla si: “Preferoni jeshilen apo të kuqen?”, ose “Preferoni një apo dy?”. Mbikëqyrja dhe shpërndarjaShpërndajeni produktin në kohën kur është premtuar. Kjo është vendimtare për suksesin e shoqërisë. Ju nuk do të donit që një klient i pakënaqur t’u përcillte blerësve të mundshëm përvojën e tij rreth problemeve të shërbimit ose gjatë blerjes së produktit tuaj. Tani, të gjithë punonjësit e shoqërisë duhet të jenë në përpjekjet e tyre të shitjeve. Ju lutemi, mbani parasysh rëndësinë e regjistrimit të saktë dhe të vazhdueshëm. Këshilla për suksesin e shitjeveTregojuni shokëve tuaj se si jeni ndjerë gjatë prezantimit të shitjeve. Pyesni kolegët tuaj se cilat taktika të shitjeve kanë funksionuar më mirë. Sigurohuni që një punonjës tjetër ose një i rritur t’ju shoqërojë gjatë kryerjes së shitjeve. Mos e vendosni kurrë veten në një situatë të pasigurt ose në një pozicion të diskutueshëm. Gjithashtu mos humbisni kohën e konsumatorit nga mospërgatitja juaj. |
|
| Answer: | |
| Jumps to Faqja tjetër | |
| Content: Plani i biznesit | Class statistics |
|---|---|
Question: Plani i biznesitVazhdoni të zbatoni planin e biznesit të departamentit tuaj, reflektoni dhe bëni ndryshimet e nevojshme. Komunikimi midis departamenteve është çelësi i suksesit. Sigurohuni që punonjësit të komunikojnë për të gjitha çështjet. |
|
| Answer: | |
| Jumps to Faqja tjetër | |
| Content: Plani i Veprimit | Class statistics |
|---|---|
Question: Plani i Veprimit
|
|
| Answer: | |
| Jumps to Fundi i leksionit | |