Detailed statistics

Content: Prodhimi Class statistics
Question:

Prodhimi

Vazhdoni të prodhoni dhe të shisni produktin tuaj. Rishikimi i hapave të prezantimit të shitjeve do 
të rrisë përpjekjet dhe fitimet e shoqërisë suaj.

Rishikoni objektivat e shoqërisë dhe përvojën e saj.
Jepuni përgjigje pyetjeve të mëposhtme:

  • Bazuar në misionin e shoqërisë, si edhe në objektivat e shitjes, a kemi përparuar ne si individë, si departamente dhe si shoqëri?
  • A duhet të përpiqemi më shumë si shoqëri për të rritur shitjet?
  • A duhet të rrisim prodhimin?
  • A duhet të rrisim përpjekjet në marketing dhe publicitet?
  • A po mbahen regjistrime të sakta dhe të vazhdueshme në të gjitha departamentet e shoqërisë?
  • Cili është suksesi më i madh i shoqërisë sonë?
  • Çfarë mund të përmirësojë shoqëria jonë?
  • Identifikoni një anëtar të shoqërisë, që ka punuar shumë, por pa marrë vlerësimin enduhur. Si do t’i tregonit mirënjohje këtij personi?
  • Çfarë ju ka pëlqyer më shumë te shoqëria juaj deri tani?
  • Çfarë ju ka tërhequr më shumë?
Answer:
Jumps to Next page
Content: Shitjet e produktit Class statistics
Question:

Taktikat e shitjeve

Departamenti i Marketingut do t’i drejtojë punonjësit drejt rishqyrtimit të taktikave të shitjeve:

Tërheqja e klientit

Përpara se të shisni një produkt ose shërbim, ju duhet të tërhiqni klientët. Kur shisni produktin tuaj për herë të parë, sigurohuni që paraqitja dhe sjellja juaj të lënë një përshtypje të mirë. Shoqërimi me një shok gjatë procesit të shitjes është një ide e mirë. Buzëqeshni, përshëndeteni klientin dhe prezantoni veten e shoqërinë tuaj. Mundohuni të tërhiqni vëmendjen e klientit, në mënyrë që ai të jetë i përqendruar në takimin tuaj.

Prezantimi

Flisni shkurtimisht. Në qoftë se klienti nuk e njeh programin e JA, bëni një prezantim të shkurtër për organizatën. Nxirrni në pah veçoritë kryesore të produktit tuaj duke theksuar përfitimet e klientit. Në qoftë se është e përshtatshme, ftojeni klientin që ta provojë atë.

Bëni pyetje nga të cilat do të merrnit një përgjigje pozitive, të tilla si:

  • “A mendoni se mund ta përdorni këtë?”
  • “A nuk është e lehtë?”

Dëgjoni me vëmendje nevojat, vërejtjet, ose komentet e klientit. Përgjigjuni ndaj çdo pyetjeje, por kurrë mos debatoni me klientin.

Kapërcimi i kundërshtive

Mos i përdorni të gjitha përparësitë tuaja që në fillim të prezantimit. Rezervoni disa pika të forta për rastet kur përpjekja e parë për të mbyllur diskutimin dështon. Më pas, ju mund t’u shpjegoni klientëve përfitime dhe veçori të tjera në lidhje me produktin/shërbimin dhe të ndani me ta histori nga klientët e kënaqur.

Provoni teknikën “po, por”: “Produkti ynë është i vogël, por mund të zërë vend pa vështirësi në makinën tuaj.”

Disa kundërshtime tregojnë që klienti është i painteresuar ose i pavendosur. Përgjigjet si “Nuk më duhet” ose “Më duhet të mendohem” janë të zakonshme, dhe shpesh është një mënyrë e sjellshme për të thënë “jo, faleminderit”. Rishikoni veçoritë dhe përfitimet e produktit. Në qoftë se klienti nuk është i interesuar, falënderojeni për mundësinë dhe vazhdoni përpara.

Mbyllja

Mos ekzagjeroni. Ju mund ta kuptoni shumë shpejt që një klient nuk do ta blejë produktin tuaj. Në të njëjtën mënyrë është më e thjeshtë për të kuptuar kur një klient ka kuriozitet për produktin tuaj. Sapo ai duket i bindur për vlerën e produktit, kërkojini të porosisë.

Jini vigjilent për të kapur sinjale të tilla si: “Është shumë tërheqës”, ose “Sa kushton?”. Në mbyllje, bëni pyetje për të marrë miratimin e klientit, të tilla si: “Preferoni jeshilen apo të kuqen?”, ose “Preferoni një apo dy?”.

Mbikëqyrja dhe shpërndarja

Shpërndajeni produktin në kohën kur është premtuar. Kjo është vendimtare për suksesin e shoqërisë. Ju nuk do të donit që një klient i pakënaqur t’u përcillte blerësve të mundshëm përvojën e tij rreth problemeve të shërbimit ose gjatë blerjes së produktit tuaj.

Tani, të gjithë punonjësit e shoqërisë duhet të jenë në përpjekjet e tyre të shitjeve. Ju lutemi, mbani parasysh rëndësinë e regjistrimit të saktë dhe të vazhdueshëm.

Këshilla për suksesin e shitjeve

Tregojuni shokëve tuaj se si jeni ndjerë gjatë prezantimit të shitjeve. Pyesni kolegët tuaj se cilat taktika të shitjeve kanë funksionuar më mirë. Sigurohuni që një punonjës tjetër ose një i rritur t’ju shoqërojë gjatë kryerjes së shitjeve. Mos e vendosni kurrë veten në një situatë të pasigurt ose në një pozicion të diskutueshëm. Gjithashtu mos humbisni kohën e konsumatorit nga mospërgatitja juaj.

Answer:
Jumps to Next page
Content: Plani i biznesit Class statistics
Question:

Plani i biznesit

Vazhdoni të zbatoni planin e biznesit të departamentit tuaj, reflektoni dhe bëni ndryshimet e nevojshme. Komunikimi midis departamenteve është çelësi i suksesit. Sigurohuni që punonjësit të komunikojnë për të gjitha çështjet.

Answer:
Jumps to Next page
Content: Plani i Veprimit Class statistics
Question:

Plani i Veprimit

  • Vazhdoni prodhimin dhe shitjet e produktit tuaj.
  • Filloni të mendoni për likuidimin e shoqërisë.
Answer:
Jumps to End of lesson