Detailed statistics

Content: Studimi i tregut Class statistics
Question:

Studimi i tregut

Një studim tregu synon të mbledhë mendimet e blerësve potencialë.

  • Dy segmente të rëndësishme të një studimi tregu të suksesshëm përfshijnë identifikimin e popullsisë së synuar dhe përllogaritjen me përafërsi të kërkesës potenciale dhe gatishmërisë për të blerë produktin ose shërbimin.
  • Një studim tregu mund të organizohet si një diskutim informal, ose si një seancë pyetjepërgjigjesh për një grup të vogël individësh, ose si një përpilim i detajuar nëpërmjet grupeve të fokusuara, pyetësorëve ose sondazheve, që përfshijnë grupe më të mëdha.
  • Në secilin rast mund të ketë mundësi zbatimi të analizave statistikore. Të dyja teknikat kanë si qëllim të zbulojnë se cili është klienti potencial dhe nëse produkti juaj do të jetë tërheqës për të.

Kërkimi i tregut

Ju mund të gjeni informacione rreth një produkti ose shërbimi dhe tregut potencial të tij nëpër biblioteka, gazeta vendore dhe në internet. Shpenzoni kohë për të bërë këtë kërkim thelbësor.

Të dhënat kyçe mund të përfshijnë konkurrencën vendore. Përveç kësaj, të dhënat e mbledhura në aspektet social-ekonomike, demografike dhe të konkurrencës mund të ndihmojnë në zgjedhjen e një produkti. Këtë informacion mund ta merrni nga raportet e zyrave vendore të biznesit ose nga institucione të statistikave.

Answer:
Jumps to Faqja tjetër
Content: Lista e produkteve të miratuara dhe të pamiratuara Class statistics
Question:

Lista e produkteve të miratuara dhe të pamiratuara

Produkte ose shërbime të miratuara

  • Freskues ajri;
  • Etiketa identifikimi për çantat e shpinës ose valixhet;
  • Peshqirë plazhi me ose pa logon e shkollës;
  • Batanije;
  • Kopertina librash;
  • Të brendshme, çorape, pizhame;
  • Qirinj pa flakë;
  • Qirinj të parapërgatitur (mos i ndizni);
  • Flamurë për makinë, magnet për makinë ose ngjitës;
  • Mbështjellëse (me thurje të qepura me dorë);
  • Organizim veprimtarish/festash;
  • Doreza;
  • Bluza tutash.
  • Prodhime ushqimore (të paketuara dhe të blera në një pikë shumice dhe të papërpunuara ose të ripaketuara nga nxënësit e JA, me përjashtim të produkteve të detit, shpendëve, mishit dhe bulmetit);
  • Mbështjellëse dhuratash, fjongo dhe kartolina;
  • Jastëkë të bërë me dorë;
  • Shaje/kapele të bëra me dorë;
  • Kapele, bluza dhe pulovra;
  • Rripa koke/dore;
  • Mbajtëse çelësash/qafore qensh;
  • Gardh oborri;
  • Korniza për dokumente;
  • Magnete;
  • Paketim dhuratash;
  • Bileta kinemaje;
  • Zbukurime;
  • Albume fotografish/kujtimesh;
  • Korniza fotografish;
  • Kopsa/gjilpëra me kokë;
  • Çanta shkolle;
  • Pako shkolle;
  • Paketa turistike;
  • Jastëkë për ndenjëset në stadiume;
  • Topa antistres;
  • Çanta sporti/çanta shpine;
  • Çadra;
  • Shishe uji ose termose.

Produkte ose shërbime të pamiratuara

  • Shërbime kujdesi për fëmijët (dado);
  • Prodhim qirinjsh dhe/ose mbajtëse qirinjsh;
  • Lavash makinash;
  • Karnavale/Cirk/Parqe lojërash;
  • Prodhim veshjesh;
  • Prodhime kozmetike (të çdo lloji, përfshirë edhe shkëlqyes buzësh);
  • Prodhim bulmeti (edhe në qoftë se blihen nga një pikë shumice dhe janë të paketuara);
  • Tregti elektronike (e çfarëdo lloji);
  • Shkrepëse;
  • Fruta dhe zarzavate (kultivim dhe/ose shitje);
  • Produkte ushqimore të gatuara në shtëpi (përfshirë prodhime të pjekura, salca të ndryshme, mjaltë, karamele etj.);
  • Shëtitje me kalë ose kafshë të tjera;
  • Shërbime shtëpiake;
  • Abazhurë;
  • Shërbime mirëmbajtje për shtëpi ose oborre;
  • Prodhim dhe/ose shitje fishekzjarrësh;
  • Prodhim lodrash për fëmijë/për të rritur/kafshë të balsamosura;
  • Produkte mishi/shpendësh/deti/peshku (edhe në qoftë se blihen nga një pikë shumice dhe janë të paketuara);
  • Lyerje e shtëpive, pareteve ose numrave buzë rrugës;
  • Kujdesi ndaj kafshëve shtëpiake;
  • Prodhim picash;
  • Kutia e sigurisë ose e ndihmës së parë;
  • Sapunë ose solucion (prodhuar nga nxënësit e JA);
  • Borëheqëse ose shkrirëse akulli;
  • Leksione noti;
  • Larje xhamash;
  • Çdo produkt, që mund të shkaktojë plagë në trup ose dëmtim të pasurisë.

Në qoftë se ju planifikoni të prodhoni, blini ose shisni një produkt apo shërbim, që nuk është specifikuar në listën e produkteve “të miratuara”, ju duhet të merrni leje përpara prodhimit, blerjes ose shitjes së tij.

Answer:
Jumps to Faqja tjetër
Content: Përpunoni idetë mbi produktin Class statistics
Question:

Përpunoni idetë mbi produktin

 Është e nevojshme të filloni të përpunoni idetë mbi produktin tuaj. Gjatë takimit IV, ju do të përfundoni analizën kosto-fitim për tre ose katër produkte. Zgjidhni një ose dy ide për produktin dhe përgatituni të votoni për zgjedhjet tuaja më të mira.

Mbani parasysh listën e produkteve të miratuara dhe të pamiratuara të JA. Bini dakord për zgjedhjet tuaja dhe miratoni një produkt.
Answer:
Jumps to Faqja tjetër
Content: Plani i biznesit Class statistics
Question:

Plani i biznesit

Departamentet duhet të punojnë me planet e tyre të biznesit. Drejtori i Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun duhet të ketë caktuar një datë për dorëzimin e të gjitha planeve të biznesit. Planifikimi është vendimtar për suksesin e shoqërisë. Në takimin V të gjithë punonjësit e shoqërisë do të miratojnë planin e përgjithshëm të biznesit për shoqërinë.

Answer:
Jumps to Faqja tjetër
Content: Shitja e aksioneve Class statistics
Question:

Shitja e aksioneve

Vazhdoni të shisni aksione, të cilat janë të nevojshme për të siguruar kapitalin fillestar. Një shoqëri mund të shesë deri në 75 aksione me një çmim prej 200 lekësh. Asnjë punonjës i shoqërisë nuk duhet të zotërojë më shumë se dy aksione. Është e detyrueshme që çdo punonjës i shoqërisë të zotërojë një aksion, që të jetë pjesë e bordit drejtues. Shitja e aksioneve mbyllet në takimin V, pasi është miratuar plani i biznesit dhe ka filluar prodhimi.

Answer:
Jumps to Faqja tjetër
Content: Plani i Veprimit Class statistics
Question:

Plani i Veprimit

  • Përfundoni kërkimin e tregut. 
  • Vazhdoni të punoni me planet e biznesit të departamenteve. 
  • Vazhdoni të shisni aksione.
Answer:
Jumps to Fundi i leksionit