Sesionet e Takimit I
Kapitalizimi i Shoqërisë
Kapitali Fillestar dhe Shitja e Aksioneve
Mësoni bazat për sigurimin e kapitalit dhe pjesëmarrjen e aksionarëve
Shoqëria që ju do të krijoni ka nevojë për kapital fillestar. Në shoqëritë “Junior Achievement”, kjo arrihet duke i shitur aksione publikut me çmimin 200 lekë për copë.
Kjo u jep mundësinë punonjësve, miqve dhe të afërmve të marrin pjesë në pronësinë dhe suksesin e shoqërisë suaj.
Shitja e aksioneve fillon pas Takimit II dhe përfundon në Takimin V, kur shoqëria juaj miraton planin e biznesit dhe fillon prodhimin. Gjatë kësaj periudhe duhet të sigurohet kapitali i nevojshëm për të filluar veprimtarinë e shoqërisë.
Kujdes: Përkufizimet e termave kyçe (të shënuara me shkrim të theksuar), si dhe terminologjia e biznesit, gjenden në fjalorin në fund të kursit.
Të gjithë formularët mund të gjenden në:
- Shtojca
- Të përmendur përgjatë takimeve
- Ose mund të sigurohen nga vullnetari i JA
Certifikatat e aksioneve JA janë si aksione të rregullta. Ato përfaqësojnë pjesën e pronësisë në shoqëri dhe përfshijnë të drejta vote. Një punonjës duhet të zotërojë një aksion për të marrë pjesë në bordin e drejtorëve.
Kur shoqëria përfundon veprimtarinë dhe shkon drejt likuidimit, fitimet ndahen midis aksionarëve duke përllogaritur vlerën e mbetur të aksionit. Vlera e mbetur është shuma e dividentëve, që do t’u shpërndahet aksionarëve, pasi të jenë paguar:
- Taksat dhe tatimet
- Pagat
- Dhurimet humanitare
- Shpërblimet
- Të gjitha faturat
Shoqëria juaj do të fillojë të shesë aksione në Takimin II. Ju duhet të njiheni me procedurat bazë për të vepruar me sukses në takimin e ardhshëm.