Sesionet e Takimit IX
Completion requirements
View
Prodhimi
Prodhimi
Vazhdoni të prodhoni dhe të shisni produktin tuaj. Rishikimi i hapave të prezantimit të shitjeve do
të rrisë përpjekjet dhe fitimet e shoqërisë suaj.
Rishikoni objektivat e shoqërisë dhe përvojën e saj.
Jepuni përgjigje pyetjeve të mëposhtme:
- Bazuar në misionin e shoqërisë, si edhe në objektivat e shitjes, a kemi përparuar ne si individë, si departamente dhe si shoqëri?
- A duhet të përpiqemi më shumë si shoqëri për të rritur shitjet?
- A duhet të rrisim prodhimin?
- A duhet të rrisim përpjekjet në marketing dhe publicitet?
- A po mbahen regjistrime të sakta dhe të vazhdueshme në të gjitha departamentet e shoqërisë?
- Cili është suksesi më i madh i shoqërisë sonë?
- Çfarë mund të përmirësojë shoqëria jonë?
- Identifikoni një anëtar të shoqërisë, që ka punuar shumë, por pa marrë vlerësimin enduhur. Si do t’i tregonit mirënjohje këtij personi?
- Çfarë ju ka pëlqyer më shumë te shoqëria juaj deri tani?
- Çfarë ju ka tërhequr më shumë?