Vazhdim Sesionet e Takimit XI
Takimi 1
Plani i likuidimit
Plani i likuidimit
Rishikimi final i regjistrimeve
Çdo departament duhet të mbajë regjistrime të sakta të përditësuara dhe në përputhje me rrjedhën e veprimtarisë së shoqërisë. Sigurohuni që i gjithë informacioni të jetë i saktë dhe i plotë. Kjo do të jetë një ndihmë shumë e madhe për fillimin e procesit të likuidimit.
Llogaritja e dividendëve të aksioneve
Në qoftë se është e mundur, mblidhuni të tërë si shoqëri për të rishikuar dhe për të vendosur bashkërisht me çdo departament nëse një pjesë e të ardhurave do të dhurohet për bamirësi ose do të shpërndahet si shpërblime, përpara llogaritjes së vlerës së mbetur për aksionarët. Departamenti i Financës do të llogarisë vlerën e mbetur në raportin e gjendjes financiare të shoqërisë.
Për të dhënë shpërblime ose për të bërë dhurime, shoqëria juaj duhet të ketë realizuar fitim, mbas pagimit të të gjitha faturave dhe kostove fikse. Shoqëria mund të caktojë një shumë për shpërblimet ose dhurimet. Sidoqoftë, dividendi për aksionarët duhet të jetë të paktën 10% e investimit fillestar.
Formularët e likuidimit
Modelet për formularët e likuidimit gjenden në USB-në e materialeve. Dokumentacioni duhet përgatitur përpara mbledhjes së fundit të bordit të drejtorëve (takimi XII). Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun është përgjegjës për raportin e likuidimit, i cili përfshihet në raportin vjetor.
Raporti vjetor
Raporti vjetor është një dokument, që përmbledh dhe paraqet shoqërinë tuaj. Sa më profesional dhe i detajuar të jetë ai, aq më mirë do të jetë.