Çfarë përcjell një emër shoqërie?

Zgjedhja e emrit të Shoqërisë dhe imazhit

Udhëzime për të ndërtuar një emër dhe identitet që frymëzon besim dhe profesionalizëm

A është mirë të zgjidhni një emër biznesi që ju kujton një person, një vend apo një kulturë? A duhet të jetë ky emër interesant apo i zgjuar? A përcjell emri autoritet ose interes?

Imazhi është i rëndësishëm. Lloji i imazhit që ju dëshironi të projektoni në tregun e synuar është thelbësor për suksesin tuaj.

Emri i shoqërisë duhet të frymëzojë besim dhe të përçojë një perceptim profesional. Duhet të jetë i qartë dhe i lehtë për t’u mbajtur mend.

Shembuj & Inspirime

Gjatë procesit të përzgjedhjes, kërkoni shembuj të shoqërive me emra unikë. Një shembull interesant është:

Häagen Dazs – Një markë e famshme akulloresh, e krijuar në SHBA, por që jep përshtypjen e një produkti europian të cilësisë së lartë. Emri nuk ka kuptim konkret, por është i sajuar për të krijuar imazh.

Emrat interesantë mund të ndihmojnë ose pengojnë. Për shembull:

  • “Ushqim me shumicë” – mund të jetë një gjetje e zgjuar, por jo domosdoshmërisht tërheqëse për klientin.
  • “Kolonat” – emër i thjeshtë, me kuptim lokal, që shoqërohet me sukses falë teknikave të marketingut dhe identitetit të qartë.

Sloganet dhe Logot

Sloganet dhe logot ndihmojnë për të përforcuar imazhin dhe për të qartësuar qëllimin e shoqërisë. Disa slogane të njohura përfshijnë:

  • “Fitoni çdo sfidë” – Raiffeisen Bank
  • “Çlironi lumturinë” – Coca-Cola
  • “Bankë për të gjithë” – ProCredit
  • “Banka që dua” – Union Bank
Logot, si ylli me tre cepa i Mercedes-Benz apo piramida e Junior Achievement, janë mjete të fuqishme për të komunikuar vizualisht emrin dhe identitetin e një marke.

Imazhi i markës si pasuri

Kur një shoqëri blihet ose shitet, një element i quajtur "imazhi i markës" përbën pjesë të rëndësishme të vlerës totale. Kjo është një pasuri e patundshme që lidhet drejtpërdrejt me emrin e shoqërisë.

Emri përcjell shumë gjëra: audiencë, çmim, lloj produkti, identifikim, tërheqje dhe shumë më tepër!

Kur ta zgjidhni emrin?

Mund të vendosni një emër gjatë takimit I ose të prisni deri në II, pasi të keni përzgjedhur produktin.

Do të keni në vijim të leksionit një Forum (publik për të gjithë) ku mund të jepni mendimet tuaja dhe të diskutoni mbi emrin e kompanisë tuaj. 

Vendimi ju takon juve! Zgjidhni me kujdes për të ndërtuar një emër që do të mbetet në mendjen e klientëve tuaj.
Shënim: Për të mbrojtur statusin unik të shoqërisë suaj të re, si një shoqëri aksionare jo ligjore, shmangni përdorimin e fjalëve të tilla si: “Sh.a.” apo “Sh.p.k.” në variantin shqip ose në gjuhë të huaj.

Në vend të tyre, vendosni frazën “Një shoqëri JA”, sipas emrit të biznesit, kudo që të shfaqet.

Për shembull: shkruani “Shtëpia e qirinjve”, një shoqëri JA.
You have completed 0% of the lesson
0%