Sesionet e Takimit I
Vendime! Vendime! Vendime!
Struktura e Shoqërisë & Roli i Çdo Anëtari
Kuptoni rëndësinë e çdo anëtari për suksesin e shoqërisë
A e keni parë ndonjëherë shiritin e titrave në përfundim të një filmi? Lista e pjesëmarrësve radhit të gjithë njerëzit — aktorët, shkrimtarët, producentët, drejtorët, operatorët, redaktorët e filmit, grimierët dhe shumë të tjerë — që kanë punuar së bashku për të prodhuar filmin.
Ju mund të mendoni se një shoqëri filmi është unike, por pothuajse çdo biznes i suksesshëm mbështetet në përpjekjet e përbashkëta, në aftësitë dhe talentet e punonjësve të tij.
Madje, edhe një skuadër sportive e suksesshme ka nevojë për më shumë se vetëm sportistë të talentuar. Instruktorët, trajnerët dhe të tjerë punojnë në prapavijë për të siguruar që sportistët të jenë të shëndetshëm dhe në formë.
Menaxherët, avokatët, stafi i marketingut dhe i marrëdhënieve me publikun, si edhe profesionistë të tjerë, mbajnë regjistrat financiarë, planifikojnë fushata marketingu dhe përmbushin detyra të tjera të rëndësishme për suksesin.

Kujdes:
Për ata që dëshirojnë të aplikojnë për pozicione drejtuese, ju lutemi të merrni në konsideratë udhëzimet e mëposhtme gjatë takimit II:
- Fjalimi juaj mund të zgjasë vetëm një minutë.
- Jepni arsyet pse dëshironi një pozicion drejtues në shoqëri.
- Përshkruani përse duhet të zgjidheni nga kolegët.
- Identifikoni pikat tuaja të forta që ju ndihmojnë në këtë rol.
- Kushtojini rëndësi paraqitjes! Veshja e duhur është një stil zyrtar ose një kombinim midis zyrtares dhe të përditshmes.
Një kopje të aplikimit mund t’ia kërkoni vullnetarit. Plotësoni aplikimin dhe përpara se të largoheni dorëzojani atë vullnetarit.