Takimi II - Departamenti Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun
Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun: rolet dhe përgjegjësitë
Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun
Roli dhe përgjegjësitë
Urime që u bashkuat me Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun! Suksesi i çdo biznesi varet nga klientët bazë dhe departamenti juaj merr përsipër përgjegjësinë vendimtare për tërheqjen dhe mbajtjen e klientëve. Është detyra juaj të merrni miratimin e produktit përpara se shoqëria juaj të fillojë prodhimin. Ju gjithashtu duhet të koordinoni zhvillimin e planit të përgjithshëm të biznesit dhe të raportit vjetor, të cilat janë dy dokumente të rëndësishme që i komunikojnë publikut informacion mbi shoqërinë tuaj.
Detyrat tuaja përgjatë programit “Shoqëritë e nxënësve”
- Aplikimi për miratimin e produktit, që duhet t’i dorëzohet organizatës Junior Achievement në Shqipëri (info@junior-albania.org);
- Kartat e identitetit për anëtarët;
- Modeli i procesverbalit të mbledhjeve të bordit drejtues;
- Plani i përgjithshëm i biznesit.
Likuidimi
- Lista e plotë e raportit vjetor gjatë likuidimit (diskutohet në takimin X ).
Aplikimi për miratimin e produktit
Ky formular duhet të plotësohet dhe të dorëzohet (me postë elektronike ose me postë) menjëherë pas zgjedhjes së produktit (takimi IV). Posta elektronike është metoda më e preferuar, që garanton përgjigjen brenda 24-48 orësh. Shoqëria e JA duhet të marrë miratimin e produktit nga zyra e Junior Achievement në Shqipëri përpara se të fillojë prodhimin.
Kartat e identitetit të anëtarëve
Çdo punonjës i shoqërisë pajiset me një kartë identiteti për anëtarësim. Karta verifikon pjesëmarrjen e tij në programin “Shoqëritë e nxënësve”. Udhëzoni të gjithë anëtarët e shoqërisë suaj që t’i ruajnë këto karta në një vend të sigurt, sepse ato do t’u nevojiten në të gjitha takimet.
Modeli i procesverbalit të mbledhjeve të bordit drejtues
Modeli i procesverbalit të mbledhjeve të bordit drejtues është hartuar si një udhëzues për drejtimin e mbledhjeve. Ju duhet të lini hapësirë për regjistrimin e “mocioneve” dhe “mbështetësve” si dhe për “raportet e departamenteve”. Një mundësi e mirë është që procesverbali i takimit të mbahet në një letër të bardhë dhe më pas ky informacion të transferohet në modelin e përmendur më lart. Ky model duhet të përdoret për të dyja mbledhjet e bordit drejtues (takimi V dhe takimi VI).
Përmbledhje e planit të biznesit
Megjithëse plani i biznesit mund të ndryshohet, ai është plani i suksesit për shoqërinë tuaj. Përgatitja e tij në mënyrë të detajuar dhe të saktë është shumë e rëndësishme. Një planifikim i mirë ndihmon punonjësit në përcaktimin e strategjisë, vënien në jetë të misionit dhe objektivave të shoqërisë, monitorimin e veprimtarisë së biznesit dhe vlerësimin e rezultateve.