Formulari i vlerësimit të produktit

Formulari i vlerësimit të produktit

Hapi 1: Përcaktoni kostot fikse

Kostot fikse janë shpenzimet tuaja të biznesit, që nuk ndryshojnë, pavarësisht nga numri i njësive  të prodhuara ose shërbimeve të ofruara. Pagat, qiraja, shpenzimet e marketingut dhe të pajisjeve, këto janë shembuj të kostove fikse.

Modeli i tabelës së mëposhtme ilustron kostot fikse të hasura nga shumica e shoqërive të JA. Supozojmë se shoqëria juaj ka dhjetë punonjës, të cilët marrin pjesë në takimet gjatë dymbëdhjetë javëve. (Kini parasysh, që punonjësit nuk paguhen për takimin I).

Shpenzime Shoqëria shembull Shoqëria juaj
A. Paga e punonjësve të shoqërisë 11 x 50 lekë/orë = 22 orë → 1 100 lekë/punonjës
10 punonjës x 1 100 lekë = 11 000 lekë
 
B. Pagat e drejtuesve të shoqërisë 11 x 200 lekë/takim = 2 200 lekë/zyrtar
5 zyrtarë x 2 200 lekë = 11 000 lekë
 
C. Qiraja dhe shpenzime të tjera fikse bashkë me tatim/taksat mbi shitjet 2 500 lekë  
D. Shpenzime marketingu 2 500 lekë  
E. Të tjera    
F. Kosto fikse totale 27 000 lekë  

Departamenti i Burimeve Njerëzore mund t’ju tregojë se cila është struktura e miratuar e  pagave. Për shumë shoqëri JA struktura e pagave nuk ndryshon nga shembulli i dhënë më lart.  Është e njëjta strukturë si ajo e specifikuar në statutin e miratuar në takimin II. Departamenti i Marketingut duhet të rekomandojë një buxhet për marketingun.

Shënim: Pagat janë kosto variabël, sepse numri i punonjësve dhe i orëve të nevojshme për prodhimin e një artikulli ose shërbimi mund të ndryshojnë sipas rritjes ose uljes së kërkesës. Megjithatë, në shoqëritë JA është tipike që punonjësit të paguhen për një numër orësh fikse. Si rezultat, për qëllime të këtij ushtrimi është më e përshtatshme të mendoni për pagat si kosto fikse.

Hapi 2: Përcaktimi i kostove variabël

Kostot variabël të shoqërisë janë shpenzimet, që luhaten ose “ndryshojnë” në lidhje me numrin  e të mirave të prodhuara dhe të shitura. Për shembull, një shoqëri, që merret me paketimin e karameleve do të duhet të shpenzojë më shumë për materialet e paketimit, ndërsa prodhimi rritet. 

Kostot variabël janë të lidhura si me prodhimin, ashtu edhe me procesin e shitjes. Për çdo njësi të shitur, shoqëria juaj duhet të paguajë komisionet, si dhe taksat mbi shitjen. Në hapin e tretë, ju do të keni mundësi të llogarisni shitjet në lidhje me kostot variabël.

Fleta e punës paraqitur më poshtë do t’ju ndihmojë që të vlerësoni koston variabël të materialit, kur prodhohen njësi shtesë. Me ndihmën e Departamentit të Prodhimit, ju do të vlerësoni kostot variabël të shoqërisë nëpërmjet tabelës së mëposhtme.

Produkti Shoqëria shembull Shoqëria juaj
A. Kostoja totale e planifikuar e materialeve 10 000 lekë  
B. Pjesëtuar me numrin e njësive 100 njësi  
C. Kosto e materialit për njësi 100 lekë  

Hapi 3:  Përcaktimi i çmimit

Tani që keni përcaktuar kostot fikse dhe variabël të produktit tuaj, mund të vendosni një çmim fitimprurës.
Tabela e mëposhtme do t’ju ndihmojë të përcaktoni fitimin bruto për njësi për nivele çmimesh të ndryshme.

Fitimi bruto është diferenca midis çmimit dhe kostos variabël për prodhimin dhe shitjen e produktit tuaj.

  • Regjistroni për provë një çmim të lartë dhe një të ulët për produktin tuaj. Përfshini në të taksën mbi shitjet (për t’u paguar tek organizata JA në Shqipëri).
  • Përdorni koston për njësi të materialit nga hapi 2.
  • Llogarisni fitimin tuaj bruto për njësi për nivele çmimesh të ndryshme
A. Çmimi neto për njësi të shitur Shembull
Çmimi #1
(500 lekë)
Shembull
Çmimi #2
(600 lekë)
Test
Çmimi #1
Test
Çmimi #2
Kostot variabël        
B. Komisione mbi shitjet (10%) -50 -60    
C. Taksa mbi shitjet -25 -30    
D. Kosto e materialit / njësi (Hapi 2) -100 -100    
E. Bruto për njësi 325 L 410 L    

Udhëzime:

  1. Rreshti A: Vendosni për provë dy çmime për produktin tuaj. Një çmim duhet të jetë “i lartë” dhe tjetri “i ulët.”
  2. Rreshti B: Vini koston e komisionit të shitjeve prej 10%.
  3. Rreshti C: Vendosni shumën e taksës mbi shitjen.
  4. Rreshti D: Vini kostot e materialeve për njësi nga Hapi 2, rreshti C. Nga rreshti A zbrisni rreshtat B, C dhe D, dhe vendosni rezultatin në rreshtin E.
  5. Rreshti E: Ky është fitimi bruto për njësi – diferenca ndërmjet çmimit dhe kostove variabël për çdo njësi të prodhuar dhe të shitur.

Hapi 4: Përcaktimi i pikës kritike

Shpesh analiza e pikës kritike përdoret nga shoqëritë prodhuese për të vendosur çmimet. Kjo i ndihmon ato për të përcaktuar se sa njësi të produktit duhet të shiten për të mbuluar kostot e saj (ose pikën kritike).

Përshkrimi Shembull
Çmimi #1
Shembull
Çmimi #2
Test
Çmimi #1
Test
Çmimi #2
A. Kosto fikse (Hapi 1) 27 000 lekë 27 000 lekë    
B. Fitimi bruto për njësi 325 lekë 410 lekë    
C. Pika kritike (numër njësish) 83 njësi 66 njësi    

Objektivat individualë dhe të grupit të shitjeve

Pas llogaritjes së pikës kritike për çmimin e dëshiruar përcaktoni se sa njësi duhet të shesë çdo punonjës për të arritur pikën kritike. Po për të pasur fitim? Pasi të keni arritur pikën kritike, shoqëria juaj do të fillojë që të ketë fitim. Sa më shumë shisni aq më shumë komisione shitjeje fitoni.


Objektivi individual për shitjet:______________________________________________
Objektivi në nivel shoqërie për shitjet: ______________________________________________

Formulari më sipër mund të plotësohet online këtu

Shënim: Kjo javë është java e fundit për të shitur aksione para miratimit të planit të biznesit dhe fillimit të prodhimit. Suksese!

Ke përfunduar 0% të mësimit
0%