Sesionet e Takimit V
Sorry, this activity is currently hidden
Kërkesat e përfundimit
Shikimi
Rregullat e procedurës parlamentare
Rregullat e procedurës parlamentare
Produkte ose shërbime të miratuara
- Lejoni të flitet me radhë.
- Jepini çdonjërit mundësi të flasë, duke përcaktuar një kufizim kohe për secilin.
- Kur merret një vendim i rëndësishëm për politikat, kërkoni një punonjës të shoqërisë të hartojë një “mocion”. Një mocion është një formulim i një politike të dëshiruar. Për shembull, një punonjës i shoqërisë mund të thotë: “Unë propozoj që çdo aksionari t’i paguhet një dividend prej 250 lekësh për aksion”.
- Një mocion duhet të mbështetet nga një “i dytë”. I dyti parashikon mbështetje. Në rast se nuk do të kemi një të dytë, atëherë mocioni konsiderohet i rrëzuar dhe diskutimi mbyllet.
- Nëse mocioni është formuluar dhe ka një mbështetës, atëherë ai mund të diskutohet. Kushdo mund të “plotësojë” ose të modifikojë mocionin, vetëm me lejen e atij që e ka propozuar atë. Në momentin që mocioni ka një mbështetje, atëherë mund të votohet për të dhe më pas ai mund të kalojë ose të rrëzohet. Më pas ju mund të kaloni në mocionin tjetër.
- Mbasi janë dëgjuar të gjitha propozimet lidhur me mocionin, çdokush mund ta propozojë për votim. Për shembull: “Unë propozoj të votojmë për mocionin”. Atëherë presidenti i shoqërisë thotë: “Të gjithë ata që janë në favor të mocionit të thonë “pro” dhe ata që janë kundër tij të thonë “kundër”. Mocioni miratohet me shumicën e atyre, që përgjigjen “pro”. Mocioni refuzohet me shumicën e atyre, që përgjigjen “kundër”. Për çështje të diskutueshme presidenti mund të përdorë votimin me miratim koke, heshtje ose me fletë votimi.
- Kur mocioni është miratuar, ka efekt të menjëhershëm, vetëm nëse është specifikuar ndryshe në mocion.
- Të dyja mbledhjet e bordit të drejtorëve duhet të drejtohen sipas procedurave parlamentare. Procesverbali për mbledhjet duhet të mbahet nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.