Sesionet e Takimit V
Mbledhja e bordit drejtues
Mbledhja e bordit drejtues
Presidenti i shoqërisë drejton mbledhjen e bordit drejtues sipas rregullave të procedurës parlamentare.
Çdo departament duhet të jetë i përgatitur që të përshkruajë shkurtimisht pjesën e tij në planin e biznesit dhe se si do t’i përmbushin përgjegjësitë e tyre gjatë fazës së mundësive të biznesit. Më pas, plani i biznesit mund të miratohet duke sinjalizuar fillimin e prodhimit.
Në vijim jepet një pasqyrë e përgjithshme e procedurës parlamentare. Në qoftë se keni ndonjë pyetje, mos hezitoni të pyesni për sqarime të mëtejshme presidentin e shoqërisë, vullnetarin e programit ose mësuesin. Megjithëse, ky proces fillimisht mund të duket formal dhe i vështirë, ju do ta kuptoni atë shumë shpejt. Kjo është një praktikë e provuar për të drejtuar mbledhjet zyrtare të biznesit, që ndoshta do ta përdorni shpesh në të ardhmen.