16 aftësitë për të pasur sukses
Completion requirements
View
16 Aftësitë për të Pasur Sukses
1. Lexoj për të kuptuar
- Përkufizoj qëllimin tim për të lexuarit.
- Përcaktoj teknikën time të të lexuarit për këtë situatë: lexoj përciptas ose lexoj ngadalë dhe/ose mbaj
shënime. - Lexoj për të kuptuar. Në rast se unë nuk kuptoj, çfarë duhet të bëj për të kuptuar me saktësi?
2. Përcjell idetë me shkrim
- Përcaktoj qëllimin tim për të shkruarit. Çfarë dëshiroj unë të lexojnë të tjerët?
- Rendis idetë e mia.
- Përdor gramatikën, drejtshkrimin dhe strukturën e fjalisë në mënyrë korrekte.
- Analizoj/rishikoj.
- Kërkoj nga të tjerët të analizojnë punën time dhe të shprehin mendimet e tyre.
3. Flas që të tjerët të më kuptojnë
- Përcaktoj qëllimin tim për të folurit. Çfarë dëshiroj unë të dëgjojnë të tjerët?
- Organizoj mendimet ose pikat e mija.
- Përdor fjalët, gramatikën, tonin e zërit dhe gjuhën e trupit, që i përshtaten qëllimit tim.
- Flas dhe reflektoj.
- Bëj pyetje. Verifikoj të kuptuarit.
4. Dëgjoj në mënyrë aktive
- I kushtoj vëmendje asaj çka thuhet.
- Cili është qëllimi im për të dëgjuarit?
- Dëgjoj dhe reflektoj.
- Verifikoj të kuptuarit.
5. Vëzhgoj në mënyrë kritike
- I kushtoj vëmendje informacionit pamor.
- Verifikoj të kuptuarit. Në qoftë se unë nuk kuptoj, çfarë duhet të bëj për të kuptuar me saktësi?
- Vlerësoj informacionin. A është i besueshëm? A është i saktë, apo është i njëanshëm?
- Mbledh informacion.
- Reflektoj mbi vëzhgimin.
6. Përdor matematikën për të zgjidhur probleme
- Përdor aftësitë e duhura. Në rast se më duhet të zgjidh një problem, bëj një parashikim apo përmbush një
detyrë? - Mbledh informacion.
- Vlerësoj zgjidhjen.
- Zgjedh dhe shqyrtoj mënyrën më të mirë për të shpjeguar rezultatet.
- Verifikoj të kuptuarit.
7. Planifikoj
- Përcaktoj objektivat dhe përparësitë.
- Vlerësoj përparësitë. Çfarë më nevojitet të bëj së pari?
- Ekzekutoj planin.
- Vlerësoj efikasitetin tim. Bëj ndryshime nëse është e nevojshme.
- Reflektoj. A funksionoi plani im?
8. Zgjidh probleme dhe marr vendime
- Kuptoj problemin.
- Mbledh informacion.
- Përcaktoj zgjidhjet e mundshme.
- Analizoj vlerësimet pro dhe kundra të çdo zgjidhjeje të mundshme.
- Ekzekutoj zgjidhjen më të mirë.
- Vlerësoj zgjidhjen.
- Reflektoj. A funksionoi zgjidhja ime?
9. Bashkëpunoj me të tjerët
- Jam i sjellshëm dhe miqësor, pranoj kontributet e të tjerëve.
- U kërkoj të tjerëve të kontribuojnë.
- Shpreh qartë idetë dhe mendimet e mia personale.
- Vlerësoj nevojat personale dhe nevojat e të tjerëve. Reflektoj dhe vlerësoj.
10. Përkrah dhe ndikoj
- Përcaktoj se çfarë më duhet për të dalë nga situata.
- Vlerësoj burimet e mundshme.
- Mbledh informacion dhe ndërtoj një rast, duke marrë parasysh nevojat dhe interesat e të tjerëve.
- Prezantoj rastin.
- Reflektoj dhe vlerësoj komentet e jashtme. Bëj ndryshime nëse është e nevojshme.
11. Zgjidh konfliktin dhe negocioj
- Vlerësoj konfliktin ekzistues.
- Identifikoj fushat e marrëveshjeve dhe të mosmarrëveshjeve.
- Vlerësoj mënyrat e shumëfishta të zgjidhjes së një problemi. Identifikoj zgjidhjet, me të cilat fiton gjithkush.
- Punoj me personat e tjerë të përfshirë në konflikt për të përcaktuar një plan për të ecur përpara.
- Vlerësoj planin. Bëj ndryshime nëse është e nevojshme.
- Reflektoj.
12. Udhëzoj të tjerët
- Përcaktoj nevojat e të tjerëve. A mund të jem unë një ndihmesë për ta?
- Punojmë së bashku për të identifikuar zgjidhjen më të mirë.
- Vlerësoj zgjidhjen.
- A isha unë i dobishëm? Reflektoj.
13. Marr përsipër përgjegjësi për të nxënë
- Vendos objektivat e të nxënit. Çfarë di unë tani dhe çfarë dëshiroj të di në të ardhmen?
- Përcaktoj stilin tim për të nxënit.
- Vlerësoj. A jam duke nxënë? Cili është objektivi im i të nxënit?
- Përdor aftësitë e mia dhe të kuptuarit e ri në një situatë të jetës reale.
14. Reflektoj dhe vlerësoj
- Përcaktoj se çfarë di tani dhe çfarë dëshiroj të di në të ardhmen.
- Hartoj një plan dhe e përmbush atë.
- A është plani i realizueshëm? Bëj parashikime ose vlerësime dhe rishikoj planin, në qoftë se është e
nevojshme.
15. Të nxënit përmes kërkimit
- Bëj pyetje ose bëj një parashikim të situatës.
- Mbledh informacion.
- Organizoj informacionin, e analizoj dhe interpretoj rezultatet.
- Vlerësoj nëse rezultatet i përgjigjen pyetjes apo vërtetojnë parashikimin.
16. Përdor teknologjinë e informacionit dhe komunikimit
- Përcaktoj qëllimin.
- Vlerësoj se cili mjet i teknologjisë është më i miri.
- Përdor mjetet për të përmbushur detyrën.
- Vlerësoj. Bëj ndryshime nëse është e nevojshme.