16 Aftësitë për të Pasur Sukses

1. Lexoj për të kuptuar

  • Përkufizoj qëllimin tim për të lexuarit.
  • Përcaktoj teknikën time të të lexuarit për këtë situatë: lexoj përciptas ose lexoj ngadalë dhe/ose mbaj
    shënime.
  • Lexoj për të kuptuar. Në rast se unë nuk kuptoj, çfarë duhet të bëj për të kuptuar me saktësi?

2. Përcjell idetë me shkrim

  • Përcaktoj qëllimin tim për të shkruarit. Çfarë dëshiroj unë të lexojnë të tjerët?
  • Rendis idetë e mia.
  • Përdor gramatikën, drejtshkrimin dhe strukturën e fjalisë në mënyrë korrekte.
  • Analizoj/rishikoj.
  • Kërkoj nga të tjerët të analizojnë punën time dhe të shprehin mendimet e tyre.

3. Flas që të tjerët të më kuptojnë

  • Përcaktoj qëllimin tim për të folurit. Çfarë dëshiroj unë të dëgjojnë të tjerët?
  • Organizoj mendimet ose pikat e mija.
  • Përdor fjalët, gramatikën, tonin e zërit dhe gjuhën e trupit, që i përshtaten qëllimit tim.
  • Flas dhe reflektoj.
  • Bëj pyetje. Verifikoj të kuptuarit.

4. Dëgjoj në mënyrë aktive

  • I kushtoj vëmendje asaj çka thuhet.
  • Cili është qëllimi im për të dëgjuarit?
  • Dëgjoj dhe reflektoj.
  • Verifikoj të kuptuarit.

5. Vëzhgoj në mënyrë kritike

  • I kushtoj vëmendje informacionit pamor.
  • Verifikoj të kuptuarit. Në qoftë se unë nuk kuptoj, çfarë duhet të bëj për të kuptuar me saktësi?
  • Vlerësoj informacionin. A është i besueshëm? A është i saktë, apo është i njëanshëm?
  • Mbledh informacion.
  • Reflektoj mbi vëzhgimin.

6. Përdor matematikën për të zgjidhur probleme

  • Përdor aftësitë e duhura. Në rast se më duhet të zgjidh një problem, bëj një parashikim apo përmbush një
    detyrë?
  • Mbledh informacion.
  • Vlerësoj zgjidhjen.
  • Zgjedh dhe shqyrtoj mënyrën më të mirë për të shpjeguar rezultatet.
  • Verifikoj të kuptuarit.

7. Planifikoj

  • Përcaktoj objektivat dhe përparësitë.
  • Vlerësoj përparësitë. Çfarë më nevojitet të bëj së pari?
  • Ekzekutoj planin.
  • Vlerësoj efikasitetin tim. Bëj ndryshime nëse është e nevojshme.
  • Reflektoj. A funksionoi plani im?

8. Zgjidh probleme dhe marr vendime

  • Kuptoj problemin.
  • Mbledh informacion.
  • Përcaktoj zgjidhjet e mundshme.
  • Analizoj vlerësimet pro dhe kundra të çdo zgjidhjeje të mundshme.
  • Ekzekutoj zgjidhjen më të mirë.
  • Vlerësoj zgjidhjen.
  • Reflektoj. A funksionoi zgjidhja ime?

9. Bashkëpunoj me të tjerët

  • Jam i sjellshëm dhe miqësor, pranoj kontributet e të tjerëve.
  • U kërkoj të tjerëve të kontribuojnë.
  • Shpreh qartë idetë dhe mendimet e mia personale.
  • Vlerësoj nevojat personale dhe nevojat e të tjerëve. Reflektoj dhe vlerësoj.

10. Përkrah dhe ndikoj

  • Përcaktoj se çfarë më duhet për të dalë nga situata.
  • Vlerësoj burimet e mundshme.
  • Mbledh informacion dhe ndërtoj një rast, duke marrë parasysh nevojat dhe interesat e të tjerëve.
  • Prezantoj rastin.
  • Reflektoj dhe vlerësoj komentet e jashtme. Bëj ndryshime nëse është e nevojshme.

11. Zgjidh konfliktin dhe negocioj

  • Vlerësoj konfliktin ekzistues.
  • Identifikoj fushat e marrëveshjeve dhe të mosmarrëveshjeve.
  • Vlerësoj mënyrat e shumëfishta të zgjidhjes së një problemi. Identifikoj zgjidhjet, me të cilat fiton gjithkush.
  • Punoj me personat e tjerë të përfshirë në konflikt për të përcaktuar një plan për të ecur përpara.
  • Vlerësoj planin. Bëj ndryshime nëse është e nevojshme.
  • Reflektoj.

12. Udhëzoj të tjerët

  • Përcaktoj nevojat e të tjerëve. A mund të jem unë një ndihmesë për ta?
  • Punojmë së bashku për të identifikuar zgjidhjen më të mirë.
  • Vlerësoj zgjidhjen.
  • A isha unë i dobishëm? Reflektoj.

13. Marr përsipër përgjegjësi për të nxënë

  • Vendos objektivat e të nxënit. Çfarë di unë tani dhe çfarë dëshiroj të di në të ardhmen?
  • Përcaktoj stilin tim për të nxënit.
  • Vlerësoj. A jam duke nxënë? Cili është objektivi im i të nxënit?
  • Përdor aftësitë e mia dhe të kuptuarit e ri në një situatë të jetës reale.

14. Reflektoj dhe vlerësoj

  • Përcaktoj se çfarë di tani dhe çfarë dëshiroj të di në të ardhmen.
  • Hartoj një plan dhe e përmbush atë.
  • A është plani i realizueshëm? Bëj parashikime ose vlerësime dhe rishikoj planin, në qoftë se është e
    nevojshme.

15. Të nxënit përmes kërkimit

  • Bëj pyetje ose bëj një parashikim të situatës.
  • Mbledh informacion.
  • Organizoj informacionin, e analizoj dhe interpretoj rezultatet.
  • Vlerësoj nëse rezultatet i përgjigjen pyetjes apo vërtetojnë parashikimin.

16. Përdor teknologjinë e informacionit dhe komunikimit

  • Përcaktoj qëllimin.
  • Vlerësoj se cili mjet i teknologjisë është më i miri.
  • Përdor mjetet për të përmbushur detyrën.
  • Vlerësoj. Bëj ndryshime nëse është e nevojshme.