Loading
Click if page fails to load

Hyrje

  • Moduli  “Është e ardhmja ime” ju ofron nxënësve në shkollën nëntëvjeçare informacion praktik që fillon t’i prezantojë me botën e punës. Nxënësit do të fillojnë të zhvillojnë  imazhin e tyre dhe krijojnë aftësi të nevojshme për të fituar një punë. Moduli trajton çështjet me poshtë: 

    • Zhvillimi i një marke personale; 
    • Aftësitë, interesat, mjedisi i punës, dhe konsideratat për të ardhmen e punësimit kur  eksplorohen karrierat dhe industritë; 
    • Hartëzimi i karrierës; 
    • Instrumente për gjetje punësimi; 
    • Aftësitë plotësuese, etika e punës, dhe profesionalizmi. 

    Gjatë këtij moduli nxënësit kuptojnë se vendimet që ata marrin në shkollën nëntëvjeçare, mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë mbi të tashmen dhe të ardhmen e tyre; ekzaminojnë grupimet e karrierave dhe llojet e punës që ata duan të vëzhgojnë më tej në secilin prej tyre; Kuptojnë instrumentet bazë për kërkimin e një pune, përfshirë formularin e aplikimit, rezymetë, rekomandimet, dhe intervistimin; kuptojnë ndryshimin midis aftësive teknike dhe atyre plotësuese.