Takimi II - Departamenti i Financës
Departamenti i Financës: rolet dhe përgjegjësitë
Departamenti i Financës
Roli dhe përgjegjësitë
Urime që u bashkuat me Departamentin e Financës! Ju jeni përgjegjës për planifikimin financiar, buxhetin, mbajtjen e të dhënave të sakta dhe monitorimin e progresit të shoqërisë për arritjen e objektivave financiare. Shumë profesionistë të biznesit besojnë se ju keni rolin më të rëndësishëm në shoqëri. Saktësia dhe ndershmëria në regjistrimin e të dhënave financiare të shoqërisë janë thelbësore.
Plani i biznesit për Departamentin e Financës
Departamenti i Financës nuk është i detyruar të hartojë një plan biznesi të vetin, sepse e gjithë shoqëria merr pjesë në përcaktimin e çmimit të produktit dhe të pikës kritike, ose në vlerësimin e produktit gjatë takimit IV.Formulari i vlerësimit të produktit duhet të përfshihet në planin e përgjithshëm të biznesit të shoqërisë. Departamenti i Financës duhet të plotësojë dhe t’i bashkëngjisë planit të biznesit, formularin e vlerësimit të produktit të shoqërisë, përpara takimit V.
Detyrat tuaja përgjatë programit “Shoqëritë e nxënësve”
- Regjistri financiar;
- Zarfet e regjistrimeve të shitjeve dhe formularët e porosive të shitjeve;
- Çeqet ;
- Formulari i vlerësimit të produktit (gjendet edhe në takimin IV).
Likuidimi
- Raportimi i veprimtarive;
- Pagesat me çeqe;
- Çeqet e dividentëve të aksioneve;
- Regjistrimi i taksave.
Regjistri financiar
Për mbajtjen e regjistrit financiar përdoret një sistem i regjistrimit të dyfishtë. Kjo praktikë standarde kërkon që çdo transaksion të regjistrohet dy herë, një herë në kolonën “debi” dhe një herë në kolonën “kredi”. Ndonëse mund të duket si një punë e dyfishtë, sistemi i regjistrimit të dyfishtë ndihmon në parandalimin dhe gjetjen e gabimeve.
Imagjinoni një peshore të stilit të vjetër. Për sa kohë që peshat janë të barabarta në të dy krahët, peshorja do të jetë në ekuilibër. Në qoftë se ju do të shtoni peshë vetëm në njërin krah, peshorja do të humbasë “ekuilibrin”. Në mënyrë të ngjashme, në qoftë se totali i debisë nuk është i njëjtë me totalin e kredisë, atëherë regjistri financiar nuk do të jetë në ekuilibër dhe llogaritjet duhet të përsëriten.
Regjistri financiar mund të plotësohet online këtu ose të shkarkohet për plotësim këtu.
Shembull të Regjistrit Financiar të plotësuar mund të gjeni këtu.
Listë-pagesat
Merrni nga Departamenti i Burimeve Njerëzore totalet e pagave për të gjithë punonjësit. Kini parasysh që do të paguani paga për njëmbëdhjetë takime. Bëni vetëm një hyrje në regjistrin financiar për të gjithë shumën e pagës, megjithëse gjatë likuidimit, ju do të nënshkruani çeqe individuale për çdo anëtar të shoqërisë. Regjistri i librit të çeqeve duhet të tregojë marrësin dhe shumën e çdo çeku.
Regjistri i tatim/taksave mbi shitjet
Të gjitha tatimet dhe taksat mbi shitjet totale të produkteve do të llogariten dhe do të paguhen gjatë likuidimit të shoqërisë në zyrën e JA. (Për udhëzime të mëtejshme shihni formularin e taksave mbi shitjet). Departamenti i Financës duhet të përcaktojë shumën e tatimeve vendore dhe shtetërore. Gjatë procesit të zgjedhjes së produktit në takimin IV përfshini shifrën e saktë të taksave në çmimin total të produktit, në formularin e vlerësimit të produktit.
Taksa 1% kundrejt organizatës Junior Achievement në Shqipëri (kontakt: info@junior-albania.org).
Zarfet e ndjekjes së shitjeve
Çdo punonjës do të pajiset me zarfin e ndjekjes së shitjeve. Gjatë fazës së shanseve të biznesit të shoqërisë (duke filluar që nga takimi V), çdo punonjës duhet të dorëzojë zarfin e vet, që përmban dy dokumente:
- Kopjen e formularit të porosive të shitjeve;
- Paratë ose çeqet e marra nga shitja e produkteve.
Pasi punonjësit dorëzojnëzarfet e ndjekjes së shitjeve, Departamenti i Financës duhet të sigurohet që zarfet të hapen dhe të kthehen në takimin e ardhshëm. Jepini Departamentit të Burimeve Njerëzore kopjen e formularit të porosive të shitjeve, për të kryer ndjekjen e porosive.