Studimi i tregut

Studimi i tregut

Një studim tregu synon të mbledhë mendimet e blerësve potencialë.

  • Dy segmente të rëndësishme të një studimi tregu të suksesshëm përfshijnë identifikimin e popullsisë së synuar dhe përllogaritjen me përafërsi të kërkesës potenciale dhe gatishmërisë për të blerë produktin ose shërbimin.
  • Një studim tregu mund të organizohet si një diskutim informal, ose si një seancë pyetjepërgjigjesh për një grup të vogël individësh, ose si një përpilim i detajuar nëpërmjet grupeve të fokusuara, pyetësorëve ose sondazheve, që përfshijnë grupe më të mëdha.
  • Në secilin rast mund të ketë mundësi zbatimi të analizave statistikore. Të dyja teknikat kanë si qëllim të zbulojnë se cili është klienti potencial dhe nëse produkti juaj do të jetë tërheqës për të.

Kërkimi i tregut

Ju mund të gjeni informacione rreth një produkti ose shërbimi dhe tregut potencial të tij nëpër biblioteka, gazeta vendore dhe në internet. Shpenzoni kohë për të bërë këtë kërkim thelbësor.

Të dhënat kyçe mund të përfshijnë konkurrencën vendore. Përveç kësaj, të dhënat e mbledhura në aspektet social-ekonomike, demografike dhe të konkurrencës mund të ndihmojnë në zgjedhjen e një produkti. Këtë informacion mund ta merrni nga raportet e zyrave vendore të biznesit ose nga institucione të statistikave.

You have completed 0% of the lesson
0%