Sesionet e Takimit XI
Vlerësimi dhe analiza
Vlerësimi dhe analiza
Plani personal i veprimit (Klikoni për ta plotësuar online) ose për ta shkarkuar dokumentin edhe për ta plotësuar offline.
Çfarë është një sipërmarrës?
Një sipërmarrës është një novator, i cili identifikon mundësitë dhe organizon burimet për të përfituar prej tyre.
Katër praktikat bazë të sipërmarrësve të suksesshëm
- Sipërmarrësit kanë një frymë misioni për biznesin e tyre, një besim të fortë se ata janë duke bërë diçka të rëndësishme. Për të përmbushur “misionin” e tyre, ata bëhen ekspertë në identifikimin e nevojës së tregut dhe prodhimin e produkteve ose shërbimeve konkurruese.
- Sipërmarrësit krijojnë një vizion të fuqishëm për klientin/produktin për vetveten dhe për punonjësit e tyre. Ata duhet të kuptojnë qartë se, “të duash klientin” dhe “të duash produktin” janë çelësat për të krijuar dhe për të ruajtur një rritje progresive të biznesit.
- Sipërmarrësit janë mjeshtër të të ideve të reja. Ata janë vazhdimisht në veprim, për të mbajtur shoqërinë e tyre në nivelet e duhura për të plotësuar nevojat e klientëve. Sipërmarrësit e suksesshëm duhet të krijojnë metoda më të mira, më të lira dhe më eficiente se ato të konkurrencës.
- Sipërmarrësit e suksesshëm janë të frymëzuar. Ata dashurojnë atë çka bëjnë dhe vazhdimisht kërkojnë mënyra për ta përmirësuar atë. Ky nivel i lartë përkushtimi dhe angazhimi rezulton nga fakti se ata e dinë që pasojat (pozitive ose negative) e përpjekjeve të tyre do të bien mbi ta çdo ditë.
Ju jeni sipërmarrës
Duke marrë pjesë në programin “Shoqëritë e Nxënësve”, ju krijuat një vizion për klientin/produktin duke u bërë ekspertë në nevojat e tregut dhe duke prodhuar produkte konkurruese. Ju mbajtët një nivel të lartë përkushtimi ndaj shoqërisë suaj dhe u ballafaquat me pasojat pozitive dhe negative, që janë pjesë e të gjitha sipërmarrjeve të biznesit. Brenda disa muajsh ju formuat një shoqëri, nxorët një produkt, realizuat një fitim (në rastin më të mirë) dhe në fund likuiduat shoqërinë. A nuk është kjo një arritje e mrekullueshme?
Si të transferoni përvojën
Tani vjen çështja më e rëndësishme: si mund të transferoni gjithë përvojën e fituar përmes programit “Shoqëritë e nxënësve” në një iniciativë sipërmarrjeje? Çfarë lloj produkti do të krijoni? Cilat janë nevojat e tregut? Përdorni planin e mëposhtëm për të hulumtuar mundësitë.
Plani personal i veprimit
Ju mund të keni një ide për një produkt dhe treg që ju pëlqen. Ju mendoni se ka mundësi të mëdha, por me burimet e kufizuara financiare që keni duhet të filloni sa më shpejt. Ku duhet të përqendroheni? Si duhet ta kaloni kohën? Cilat janë veprimet më të rëndësishme që duhet të ndërmerrni për të filluar?
Plani personal i veprimit është hartuar si një udhëzues dhe frymëzues, ndërkohë që ju përgatisni strategjinë e sipërmarrjes suaj të biznesit.