Takimi II - Departamenti i Prodhimit
Departamenti i Prodhimit: roli dhe përgjegjësitë
Departamenti i Prodhimit
Roli dhe përgjegjësitë
Urime që u bashkuat me Departamentin e Prodhimit të shoqërisë! Ju do të kujdeseni për porositjen e materialeve, përcaktimin e qëllimeve të prodhimit, zhvillimin e strategjive për prodhimin dhe monitorimin e cilësisë së produktit tuaj. Efektshmëria e prodhimit si dhe cilësia e produktit do të përcaktojnë edhe suksesin e shoqërisë.
Përgjegjësitë kryesore
Përgjatë veprimtarive të programit “Shoqëritë e nxënësve”, Departamenti i Prodhimit është përgjegjës për:
Likuidimi
Blerjet e materialeve
Në bashkëpunim me Departamentin e Financës, Departamenti i Prodhimit fillon blerjet e materialeve të nevojshme.
Këshilla për blerjet e materialeve
- Rekomandoni sasinë që do të blihet dhe radhisni porositë sipas datave;
- Kontrolloni të gjitha furnizimet për ndonjë dëmtim gjatë transportit dhe verifikoni përputhjen e sasisë së ardhur me atë të porositur;
- Porosisni materiale shtesë sipas nevojës.
Etiketat e produktit
Ndërsa prodhoni produktin e shoqërisë suaj, përdorni etiketat e produktit për të mbajtur inventarin. Sigurohuni që çdo produkt të ketë vetëm një etiketë dhe në rast se një etiketë ose produkt është i dëmtuar ose i shkatërruar, atëherë ai duhet të llogaritet në inventar.
Standardet për prodhim efikas
Hartoni pjesën e prodhimit në planin e biznesit të shoqërisë, ku të përfshini:
- Objektivat e prodhimit;
- Përllogaritjen e kostos së materialeve;
- Procedurat e kontrollit të cilësisë;
- Planet për sigurinë e nxënësve gjatë prodhimit;
- Procedurat dhe afatet e prodhimit.
Mbani regjistrin e prodhimit dhe monitoroni ecurinë e tij.
Udhëzime për sigurinë në punë
Kushtet e sigurisë në punë janë shumë të rëndësishme në çdo shoqëri, për të bërë një biznes të mirë. Departamenti i Prodhimit duhet të kujdeset jo vetëm për kushtet dhe mirëqenien e punonjësve të tij, por edhe për zbatimin e një programi të efektshëm të sigurisë. Kushtet e pasigurta ulin produktivitetin dhe çojnë në prodhimin e mallrave me defekt.
Kontrolli i cilësisë
Departamenti i Prodhimit duhet të sigurojë standarde të larta cilësie dhe të përgatisë raporte periodike rreth ecurisë së shoqërisë dhe arritjes së objektivave të prodhimit. Departamenti duhet të mbajë regjistrin e prodhimit dhe të sigurojë që kontrollet e cilësisë të bëhen rregullisht.
Paketimi
Zgjidhni një metodë paketimi, që do të përmirësojë imazhin e produktit, si dhe do ta mbrojë atë gjatë magazinimit dhe shpërndarjes. Ka një shumëllojshmëri materialesh të përshtatshme në treg, përfshirë këtu kuti plastike dhe kartoni, si dhe mbështjellëse të përmasave dhe të formave të ndryshme. Zgjidhni metodën që i përshtatet më mirë produktit tuaj.