Mbledhja e bordit të drejtorëve për likuidimin

Mbledhja e bordit të drejtorëve për likuidimin

Kjo mbledhje është e ngjashme me mbledhjen e parë të bordit të drejtorëve, ku presidenti përdor rregullat e procedurës parlamentare.

Më poshtë jepet një listë e veprimeve, që duhet të përmbushen në mbledhjen e bordit të drejtorëve për likuidimin. 

  • Çdo departament do të bëjë një përshkrim të shkurtër të veprimeve likuiduese.
  • Në qoftë se shoqëria juaj ka realizuar fitim, votoni për shumën e dividendit të llogariturnga Departamenti i Financës dhe paguani aksionarët.
  • Të gjitha llogaritë, librat dhe regjistrat duhet të mbyllen.
  • Raporti vjetor duhet të përfundohet dhe të miratohet nga bordi i drejtorëve.
  • Të gjitha çeqet dhe letrat për aksionarët (përpiluar nga presidenti) duhet të dërgohen.
  • Të gjitha çeqet e pagave dhe rrogave për punonjësit e shoqërisë duhet të jenë gati për t’u paguar.
  • Çdo faturë e mbetur, taksë shitjeje ose kosto fikse duhet paguar.
  • Festoni suksesin e shoqërisë suaj
You have completed 0% of the lesson
0%